JOQ Albania
Home

Veliaj: Ata që nuk më votojnë mua, janë njerëz pa logjikë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20/03/2019 19:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasditen e sotme Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ishte i ftuar në studion e televizionit A2 CNN.

Gjatë intervistës, gazetaria e pyeti se çfarë do të bënte nëse opozita nuk do të merrte pjesë me një kandidat të sajin në zgjedhjet lokale. Veliaj përgjigjet se besonte se situata dhe ngërçi politik do të zgjidhet, megjithatë sipas tij ata që nuk do te votonin për të ishin njerëz pa logjikë.

Nuk dihet se me çfarë baze Erion Veliaj ofendoi qytetarët e Tiranës që mendojnë ndryshe nga ai duke mos e votuar, por këto fjalë u thanë qartazi.

Madje, për ironi të fatit, intervistën Veliaj e dha në një televizion, ndaj pronarit të të cilit disa kohë më parë protestonte pasi ai po ndërtonte disa kulla pranë Liqenit Artificial. Me sa duket, tashmë raportet mes kryetarit të bashkisë dhe ndërtuesëve të kullave, janë përmirësuar ndjeshëm./JOQ.al