JOQ Albania
Home

Kishte për të paguar borxhe bixhozi, babai shet vajzën e vogël në internet
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/03/2019 20:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë në jug-perëndim të Kinës është arrestuar pasi shiti vajzën e tij të vogël në internet në mënyrë që të paguante borxhet që kishte me lojërat e fatit.

Burri i identifikuar vetëm nga mbiemri i tij, Jiang e shiti fëmijën tek një çift pasi ishte futur në një borxh prej më shumë se 60,000 juanë (6,798 £) në bixhoz.

Kështu, ai ia shiti vajzën çiftit për 6,800 paund.

Babai i papunësuar në Guiyang, provincën Guizhou e largoi vajzën njëvjeçare nga shtëpia me pretekstin se do ta dërgonte tek gjyshja.

Por, bashkëshortja e tij nisi të dyshonte pasi kishin kaluar tre muaj dhe ai vetëm gjente justifikimi për arsyen se pse vajza nuk kishte ardhur akoma në shtëpi.

Nëna e tmerruar e raportoi menjëherë incidentin në polici ndërsa bashkëshorti i saj u arrestua ndërsa fshihej në një hotel.