JOQ Albania
Home

“Edi Rama shtrohet në spital në Berlin”
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 20/03/2019 20:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama me sa duket paska probleme me shëndetin, edhe pse i mohoi zërat që dolën nga Partia Demokratike.

Ditën e sotme, Syri.net ka publikuar një artikull, në të cilin thuhet se kryeministri Edi Rama ndodhet prej tre ditësh në spital në Berlin.

Në këtë artikull, thuhet:

Pas parainfarktit që Edi Rama kaloi në Tiranë, për të cilin u shtruar në një spital privat, ai është larguar më pas në drejtim të Berlinit me avion çarter"

Sipas burimit në fjalë, kryeministri Edi Rama ndodhet që prej të hënës në Berlin dhe vizita e tij në Gjermani ka qenë vetëm për t’u shtruar në spital.

Foto e kryeministrit, ilustruese.