JOQ Albania
Home

Deklarata e fortë e ministrit grek: Vendimi për zgjerimin e kufirit detar me Shqipërinë është marrë!
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 20/03/2019 20:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Katrougalos ditën e sotme është takuar me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu, në Bruksel. Gjatë takimit Katrougalos ka folur edhe për marrëveshjen e kufirit detar Shqipëri-Greqi.

Pasi është pyetur për planet për të zgjeruar ujërat territoriale të Greqisë, ministri i Jashtëm grek është përgjigjur se vendimi ishte marrë tashmë dhe lidhet me krijimin e një zone ekonomike ekskluzive greke me Shqipërinë dhe Italinë.

Ai folur për marrëveshjet dypalëshe Shqipëri-Greqi ku vuri në dukje se ka një vonesë për shkak të trazirave politike në Shqipëri.

Greqia ishte ende duke pritur që Tirana t’i përgjigjej një sërë çështjesh të ngritura nga Athina lidhur me minoritetin etnik grek në Shqipëri, të tilla si të drejtat e tyre në pronë dhe për tu vetë-identifikuar si anëtarë të pakicës greke.

Deklarata e Ministrit të Jashtëm grek:

Ne kemi marrë disa përgjigje nga pala shqiptare dhe bisedimet në një farë mënyre “janë të paqëndrueshme”, por është ende herët të themi nëse do të kemi një rezultat pozitiv apo jo.”

Katrougalos thotë se qëllimi i Greqisë është përmirësimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, për t’i hapur rrugë në zhvillimin e prespektivave evropiane.

Problemi me marrëveshjen për kufirin detar vijon prej vitit 2009, gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai arriti një marrëveshje me Greqinë, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi atë, e tashmë sërish po negociohet, pasi e drejta e 12 miljeve është e drejtë ndërkombëtare në zbatim të konventës UNCLOS të vitit 1982.