JOQ Albania
Home

“ISIS do të shfaroset brenda mbrëmjes së sotme”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/03/2019 20:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zonat e fundit që po mbahen nga ekstremistët e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” pritet të bien brenda natës së sotme.

Të paktën kështu ka deklaruar presidenti amerikan, Donald Trump.

Trump tregoi një hartë ku tregoheshin me ngjyrë të kuqe ato zona që kontrolloheshin nga ISIS kur ai erdhi në pushtet.

Më pas, presidenti amerikan shtoi se shenja e fundit e kuqe do të fshihej brenda kësaj mbrëmjeje.

Duke u “mburrur” për suksesin e tij, Trump u shpreh:

Këtu është ISIS në ditën e zgjedhjeve, këtu është ISIS tani. Kur erdha unë ishte një lëmsh i madh. Tani ka mbetur një pikë e vogël që do të pastrohet brenda natës”.