JOQ Albania
Home

Igli Tare prenoton super goditjen! Gati akordi me lojtarin Liverpoolit?
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/03/2019 21:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Igli Tare është gati për një lëvizje të papritur në merkato.

Shqiptari, i cili prej vitesh mban postin e drejtorit të merkatos te skuadra e Lazios ka treguar se di të marrë lojtarë cilësorë.

Sipas mediave angleze, ai ka arritur akordin me lojtarin e Liverpoolit.

Bëhet fjalë pikërisht për Alberto Morenon, mbrojtësin e majtë spanjoll.

Moreno është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk është i kënaqur në “Anfield”, pasi minutat e aktivizimit janë me pikatore për të.

26-vjeçari shihet si një përforcim mjaft i rëndësishëm për Lazion, duke parë dhe eksperiencën që ai ka.