JOQ Albania
Home

Zbulohet plani i opozitës për protestën e ditës së nesërme
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 20/03/2019 21:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e nesërme opozita pritet të protestojë sërish, megjithatë këtë herë me një plan.

Ndryshe nga protestat e para që janë mbajtur para Parlamentit, nesër pritet që protestuesit të mblidhen në disa pika kyçe të kryeqytetit.

Sipas burimeve nga PD-ja, pikat e rrethimit lidhen me të gjitha hyrjet nga Parlamenti, duke përfshirë: hyrjen kryesore, hyrjen nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.

Protesta e nesërme është lajmëruar që do të mbahet në orën 9:30.