JOQ Albania
Home

Pacientët bëjnë dritë me telefon, ambulanca e fshatit si në mesjetë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 20/03/2019 22:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse kryeministri Edi Rama flet për një rilindje të shëndetësisë, në fakt ajo është në ditët e saj më të këqija.

Ambulanca e fshatit Sheq në Bashkinë e Urës Vajgurore, nuk ka kushtet elementare, duke filluar që nga dera e saj, që të jep përshtypjen e një godine mesjetare.

Kamerat e emisionit “Boom” arritën që të shohnin nga dritarja, pasi çelësi i derës mbahet nga infermierja.

Banorët shprehen se për 35 vjet nuk ka ndryshuar asgjë, krevatet janë një tmerr i vërtetë, ndërsa detyrohen të bëjnë dritë me telefon. Ata thonë se i kanë bërë kërkesë bashkisë, e cila i ka thënë se ky problem do të zgjidhet.

Ndërkohë infermierja e ambulancës shprehet se i kryen shërbimet në shtëpi, pasi brenda nuk ka asgjë. Ajo ka shtuar gjithashtu se ka ngritur shqetësimin dhe bashkia i ka thënë se do bëhet.

Infermierja thotë:

Nuk ke ku rri, e shikoni vetë. Shkoj nëpër shtëpia. Ambulanca nuk ka asgjë. Nuk ndihem mirë fare kur iki në punë sepse nuk e di ku po shkoj. Kur më marrin në telefon shkoj nëpër shtëpia në fshat. E kam ngritur si shqetësim te bashkia, më kanë thënë do të bëhet këtë vit.Kam dy vjet që punoj. Kushtet janë skandaloze, Urgjencën e mbaj vetë.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik në Berat, Artur Bani, thotë se është e nevojshme që të ndërtohet një ambulancë e re. Kjo për shkak se firma projektuese nuk e ka parë të mundur rikonstruktimin.

Nga ana tjëtër Bashkia e Urës Vajgurore është në dijeni të problemit, por banorët duhet të presin, pasi këtë vit nuk do të bëhet gjë.