JOQ Albania
Home

Pjesë e grupit që keu masakrën me dhjetra ushtarë shqiptarë të vrarë, në 2015-ën kandidoi për Bashkinë e Himarës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 20/03/2019 22:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Masakra e Peshkëpisë është një nga ngjarjet më të tmerrshme të regjistruar në territorin shqiptar. Më 10 prill të 1994-ës, trupat greke hynë në fshatin Peshkëpi dhe sulmuan një bazë ushtarake shqiptare duke lënë dhjetra të vrarë e të plagosur.

Sulmi u realizua nga komando greke “Pirro i Prë”. Njëri prej personave që ka marrë pjesë në masakër është edhe Fredi Bejleri. Ky i fundit ishte pjesë e organizatës terroriste “Mavi” dhe kandidoi për të qenë kryetar i bashkisë së Himarës.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi tha në emisionin “Repolitix”, se pjesë e këtij grupi ishte edhe Kostandin Kacifas, që u vra nga RENEA në Bularat. Ndërkohë gjatë emisionit u përmendën edhe personat e tjerë që ishin përgjegjës për masakrën.

Komando greke ‘Pirro i Parë’ që realizoi sulmin:

-Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger.

-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.

-Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor.

-Fredi Bejleri, 23 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik.

-Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.

-Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor ngarkim – shkarkimi.

-Jorgo Papa, 30 vjeç me profesion teknik frigoriferësh, vëllai i Harallamb Papas.