JOQ Albania
Home

Hoteli filmon klientët dhe pamjet i transmeton ‘live’, 1,600 persona përgjohen në momentet e tyre intime
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/03/2019 23:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rreth 1,600 njerëz janë filmuar fshehurazi në dhomat e tyre të hoteleve në Korenë e Jugut.

Sikur kjo të mos mjaftonte, pamjet e filmuara thuhet të jenë transmetuar drejtpërdrejt online në këmbim të parave.

Incidenti i frikshëm ka ndodhur në Korenë e Jugut ndërsa për vendosjen e kamerave të fshehura janë vënë në pranga dy burra.

Kamerat dyshohet të jenë vendosur në 42 dhoma në 30 hotele të vogla në 10 qytete anembanë vendit. Policia tha se nuk kishte tregues se bizneset ishin pjesëmarrës në skemë.

Në Korenë e Jugut, hotelet e vogla të tipit të përfshirë në këtë rast përgjithësisht quhen motele ose bujtina.

Kamerat ishin të fshehura në kutitë dixhitale televizive, bazat e murit dhe pamjet transmetoheshin në internet.