JOQ Albania
Home

Ndërpritet në fazën finale koncesioni për Thumanë-Kashar, Gener 2 padit Ministrinë e Energjitikës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 20/03/2019 23:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, më 21 janar të këtij viti, njoftoi ndërprerjen e partneritetit publik privat për aksin Thumanë-Kashar.

Ajo deklaroi gjithashtu se qeveria nuk do të hiqte dotë nga ndërtimi i aksit. Ky vendim solli reagimin e kompanisë “Gener2”, e cila ishte ofertuesja më e mirë.  Kompania ka paditur në gjykatë ministrinë në fjalë duke kërkuar anulimin e urdhërit.

Padia është firmosur edhe nga kompania “G2 Infra”. Në padi thuhet se qeveria shqiptare këtyre dy kompanive u ka shkaktuar dëm. Por ata nuk kërkojnë dëmshpërblim por vazhdimin e koncesionit.

Kompania “Gener2” e biznesmenit Bashkim Ulaj e mbështet padinë në disa pika. Së pari ka qenë qeveria që ka përcaktuar rregullat dhe dhënien me kocesion, me VKM-në e 1 tetorit të 2014-ës.

Së dyti fituesi është njoftuar zyrtarisht me shkresë më 2.7 2018 ndërsa është lëshuar dhe bonusi dhe së treti është lidhur kontrata koncesionare para noterit, më datë 19 tetor 2018.

Në kontratë pritej vetëm vendimi i Këshillit të ministrave dhe duket se  Balluku e ka ndaluar procedurën në hallkën finale. Kompanitë arsyetojnë se kanë pësuar dëme të mëdha, për shkak të angazhimeve me konsulentë dhe nënkontraktorë.

Ndërkohë vetëm kryeministri Edi Rama përmes një videoje të shpërndarë më 3 korrik të 2018-ës promovonte rrugën, sapo ishte shpallur fituesi. Tashmë nuk dihet arsyet pse projekti u anullua.

Kujtojmë këtu se ministrja Balluku është shprehur:

Nëse projekti është gati dhe atë e ka realizuar Gener 2, qeveria nuk mund ta koncesionojë me kompani tjetër pasi shkelet pronësia intelektuale. Nëse projekti është bërë më parë nga vetë agjencitë qeveritare, atëherë ai duhet zbardhur për të parë edhe kostot e realizimit që janë parashikuar.