JOQ Albania
Home

S*ks dhe drogë për 5 orë pa pushim, 32-vjeçares i pushon së rrahuri zemra
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 20/03/2019 23:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua ka ndërruar jetë pasi kreu për 5 orë rresht marrëdhënie seksuale me partnerin e saj.

32-vjeçarja, e njohur si “Bisha”, i kishte thënë partnerit se ndihej keq dhe po i merreshin mend përpara se të pësonte arrest kardiak në një hotel në jug të Cali, Kolumbi.

Partneri i saj mori në telefon ambulancën po thuhet se u desh shumë kohë që të arrinte. Kështu, ai e mbështolli gruan me batanije dhe e dërgoi në spital me anë të një taksie.

Megjithatë, kur mbërritën në spital, mjekët nuk arritën ta ringjallnin 32-vjeçaren dhe e shpallën të vdekur.

Zyrtarët e policisë mësuan më vonë se çifti kishte marrë drogë në përpjekje për të zgjatur seksin. Thuehet se ata kanë qenë duke bërë seks për pesë orë të tëra pa ndërprerje.

Ndërkohë, është nisur një hetim për vdekjen e gruas si dhe për të përcaktuar nëse ajo ishte përdoruese e rregullt e drogës dhe nëse substanca kishte ndikim në vdekjen e saj.