JOQ Albania
Home

“Do ja nxjerrin vetë lakrat njëri-tjetrit”, si Rama ia hoqi Veliajt nga duart monopolin për cigaret në kioska
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 21/03/2019 0:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme qeveria u tërhoq nga projektligji për dhënien e licensave për shitjen e duhanit.

Në projektligjin e ri bëhet me dije se licensimi është përjashtuar nga drafti.

Edhe më parë në deklarata publike, ministria e Shëndetësisë, tha se do të konsultohej me grupet e interest më parë.

Sipas avokatit Altin Goxhaj, kjo tregon se kryeministri Edi Rama u hakmorr ditën e sotme ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ky i fundit kërkonte të merrte monopolin e shitjes së cigareve te kioskat e tij.

Avokati shton më tej, se e kishte paralajmëruar se kioskat janë në kundërshtim me ligjin dhe shumë shpejt do të kërkonin kontrollin e parkingjeve dhe monopolin e produkteve ndër to edhe cigarja.

Goxhaj kishte deklaruar më parë se vetë socialistët do ja nxjerrin lakrat njëri tjetrit.