JOQ Albania
Home

U kthye në vendlindje për të investuar, si ia prenë në mes ëndrrën të riut nga Thethi
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 21/03/2019 0:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Grudë të Shkodrës. Nard Polia, 35 vjeç, u ekzetua me breshëri plumbash në makinën e tij.

Viktima ishtë një person i njohur për zonën dhe jashtë Shqipërisë. Ai kishte një bujtinë të quajtur “Polia”, e cila ishte hapur në 2005-ën. Gjithashtu Polia përmes faqes së Facebook “Thethi National Park”, reklamonte bukuritë e kësaj zonte.

Ai  kishte ngritur zërin për probleme që lidhen me infrastrukturën, e deri te bllokimi i rrugëve në dimër. Me makinën brenda së cilës u ekzekutua, 35-vjeçari është bërë shpëtimtar i shumë turistëve që humbnin në zonë dhe ngecnin mes borës.

Ai rrëfente kthimin në vendlindjen e tij Theth, duke treguar vështirësitë me të cilat është rritur, por edhe pasionin për t’u kthyer e për të investuar. Polia gjithashtu fliste me dashuri për Thethin dhe ishte i lumtur që tashmë kjo zonë ishte kthyer në një atraksion turistik. I riu shprehej se do të ruante bukuritë e zonës, me traditat e kulturat e saj, por ëndrra e tij ditën e sotme u pre në mes.

Polia thoshte:

Unë kam lindur në Theth, jetesa këtu ka qenë shumë e vështirë, jena rrit shumë të varfër. Erdhi një kohë pas demokracisë në Shqipëri që Thethi u la pas dore, sepse njerëzit, banorët ikën. Këtu nuk kishte absolutisht të ardhura. E kujtoj si sot kur kam ikur në vitin 1999 bashkë me familjen time në Shkodër. Ishte shumë e vështirë të jetoje këtu. Të gjithë shokët e mi me familjet kanë ikur ose në Shkodër ose jashtë shtetit. Mbaj mend që në 2005 jam kthyer përsëri në Theth kishte 5 familje nga 250 që ishin në 1995. Thethi sot është bërë një atraksion shumë i bukur në Shqipëri dhe shumë i preferuar për turistët në Shqipëri dhe jashtë saj. Është natyra më e virgjër, ndër parqet kombëtare më të rëndësishme është edhe zonë e mbrojtur. Kemi fatin se këtu gjithçka ka mbetur si më përpara. Do mundohemi ta ruajmë sa më autentik Thethin, me bukurinë, kulturën, traditën dhe historinë e tij.