JOQ Albania
Home

E ekzekutoi te Liqeni në sy të djalit, flet autori: Më përndiqte vajzat
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 21/03/2019 0:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u regjistrua javën e shkuar në kodrat e Liqenit të Tiranës, ku Haxhi Baxhinovski u qëllua me armë zjarri.

Në momentin e vrasjes ai po bëntë vrap me djalin e tij. Ndërkohë mbrëmjen e sotme është dorëzuar në polici autori i vrasjes, Islam Myrkaj.

Ky i fundit u tha hetuesve se shkak për vrasjen është bërë një borxh prej 45 mijë eurosh që ai i kishte viktimës.

Ndër të tjera Myrkaj tha se për borxhin, Baxhinovski përndiqte edhe vajzat e tij.

Autori shtoi gjithashtu se vrasjen e kreu në gjaknxehtësi e sipër, pasi Baxhinovski e kishte sharë dhe goditur.

Myrkaj tha:

Jam penduar, e vrava në gjaknxehtësi e sipër. Tek liqeni e takova rastësish. Më shau dhe më goditi. Konflikti yne është i hershëm për 45 mijë euro. Haxhiu më perndiqte edhe vajzat për këtë borxh. Familja ime kërcënohej prej tij vazhdimisht.