JOQ Albania
Home

E kishte lënë pranë Gjykatës, qytetarit i shkrumbohet makina në Vlorë
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 21/03/2019 8:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë orëve të para të mëngjesit një makinë e llojit u përfshi nga flakët në qytetin e Vlorës. Mësohet se kjo makinë ishte në pronësi të shtetasit me inicialet R.M.

Makina ndodhej pranë Gjykatës së Vlorës. Sipas disa burimeve jo zyrtare, zjarri është vendosur qëllimisht, por nga ana tjetër policia nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë që ndonjë shkëndijë elektrike mund të ketë shkaktuar djegien e saj.

Gjithashtu e ditur bëhet se policia ka nisur hetimin. Pronari i makinës është marrë në pyetje nëse ka pasur konflikte, apo nëse ka dyshime se dikush mund ta ketë djegur makinën e tij në shenjë hakmarrje. Po ashtu ekspertët po këqyrin mjetin.

Foto ilustruese

Si përfundim mund të thuhet se rastet e djegieve të makinave në qytetin e Vlorës janë rritur ndjeshëm.