JOQ Albania
Home

Autobusi përplas makinën ku ndodhej një çift/ Të dy në gjendje të rëndë për jetën
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 21/03/2019 9:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë. Po ashtu e ditur bëhet se një autobus me targa të Elbasanit, i cili po udhëtonte drejt Sarandës ka përplasur një automjet. Nga kjo përplasje të plagosur rëndë kanë mbetur gjithësej 9 persona.

E ditur bëhet se kjo përplasje kanë mbetur të plagosur më rëndë dy të rinj që ishin çift. Po ashtu e ditur bëhet se helikopterët e Forcës Ajrore transportojnë 5 prej të plagosurve drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Foto ilustruese

Policia ka shkuar në  vendngjarje ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë mësuar.

Në informacionin e dhënë nga policia shkruhej:

Në aksin rrugor Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj janë përplasur automjet ‘Volkswagen’ me autobusin e linjës Sarandë–Elbasan, ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i auto veturës(shtetasi E.K) dhe pasagjerja (Sh.Xh), e cila ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër. Gjithashtu janë dëmtuar lehtë dhe disa pasagjerë të autobuzit, të cilët po marin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”