JOQ Albania
Home

“O monstër, hajde në Unazë të Re të të veshim nuse!” Gjiknuri mbërrin në Kuvend, qytetari s’mban gojën dhe i hakërrehet truprojës së tij
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21/03/2019 9:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Opozita mban ditën e sotme protestën ndërkohë që brenda në ambientet e kuvendit të Shqipërisë zhvillohet seanca plenare.

Jashtë janë parë disa prej deputetëve socialistë e ish-ministra, teksa 3 deputetët e rinj të LSI që pritet të betohen e të marrin sot mandatin.

Të parët që kanë hyrë janë Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Bledi Çuçi dhe Ditmir Bushati.

Mbërritja e Gjiknurit, ish-ministrit të MIE i sapoemëruar në postin e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore nga kreu i qeverisë e Edi Rama, është pritur me slogane e brohoritje nga qytetarët.

Një banor i zonës së Astirit e ka ndaluar dhe i ka bërë një “ftesë” thumbuese.

Ai i tha:

Zuzar, legen! O monstër! Mos shif ashtu ti ëre, hajde në Unazë të Re, hajde! Hajde se do të të veshim si nuse!

Truproja e ish-ministrit i është afruar duke drejtuar Gjiknurin drejt hyrjes së Kuvendit dhe duke mbajtur larg tij protestuesit.