JOQ Albania
Home

‘’S’kemi laboratorë të akredituar’’, jepet alarmi për detergjentët e prodhuar Shqipëri
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 21/03/2019 9:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detergjentët e prodhuar në vendin tonë kanë problematika të mëdha në drejtim të sigurisë. Por në lidhje me këtë Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut e ka të vështirë të përballet me subjektet në gjykatë, pasi laboratorët aktual në vendin tonë janë të pa akredituar dhe rezultatet e tyre nuk njihen.

Ky shqetësim është ngritur nga drejtori  i Mbikëqyrjes së Produkteve, Julian Llupo gjatë Forumit të Biznesit,  organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Foto ilustruese

Mësohet se gjatë fjalës së tij ai ka thënë:

S’kemi laborator të akredituar.’’

Kurse krye inspektorja Valbona Jaupllari tha se disa prej këtyre subjekteve janë treguar indiferente për të marrë pjesë në takime informuese mbi proceset e inspektimit.

Ndërsa gjatë këtij takimi anëtarët e Dhomës Amerikane kërkuan më shumë informacion në drejtim të pronësisë intelektuale, por edhe proceseve të kryerjes së inspektimeve dhe vendosjes së gjobave nga ky inspektorat për subjektet që prodhojnë detergjente në vendin tonë.