JOQ Albania
Home

E qëlluan me bojë sot që do merrte mandatin, Ralf Gjoni: Jam i shkolluar!
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 21/03/2019 9:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kandidati i LSI-së, Ralf Gjoni i cili pranoi mandatin e deputetit është qëlluar me bojë. Gjoni është qëlluar me bojë teksa dilte nga shtëpia e tij.

E ditur bëhet se ai ishte nisur drejt Kuvendit ku do të bënte betimin si deputet. Lajmin e ka dhënë vetë Gjoni për mediat dhe ka thënë se një djalë i ri hodhi bojë drejt tij në fytyrë.

I riu e ka pritur tek hyrja e pallatit dhe teksa Gjoni kishte dalë ai e ka qëlluar me bojë të kuqe.

Gjoni është shprehur se nuk dihet çfarë solucioni kimik është përdorur sepse sipas tij një pjesë e bojës nuk hiqet nga lëkura.

Më tej ai ka thënë:

Një pjesë nuk hiqet nga lëkura, kam dhe djegie të syve. Sulmi ndaj meje ishte porositur nga lart. Jam i shkolluar, unë  vij nga jashtë. Mendoni se unë vij t’i bëj fresk qeverisë. Do flasim, pasi të bëj betimin.