JOQ Albania
Home

Gjiknurin e bënë “nuse”/ Deputetët të frikësuar hyjnë në Kuvend 30 minuta para të “blinduar” me truproja
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21/03/2019 10:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deputetët e mazhoranës, ministra e ish-ministra kanë hyrë 30 minuta më herët në Kuvend ditën e sotme megjithëse seanca është shënuar të niste në orën 10:00.

Nga frika e grumbullimit të protestuesve, ata kanë zgjedhur të paraqiten në Kuvend më herët të shoqëruar nga truprojat e tyre.

Të parët që kanë hyrë janë Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Bledi Çuçi dhe Ditmir Bushati.

Mbërritja e Gjiknurit, ish-ministrit të MIE i sapoemëruar në postin e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore nga kreu i qeverisë e Edi Rama, është pritur me slogane e brohoritje nga qytetarët.

Një banor i zonës së Astirit e ka ndaluar dhe i ka bërë një “ftesë” thumbuese. Ky ishte incidenti i parë i ndodhur në kuadër të protestës së sotme.