JOQ Albania
Home

Fotoja e Xhakës me gjestin e shqiponjës dykrenare shpallet më e mira në Zvicër për 2018-ën
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/03/2019 15:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Granit Xhaka është një nga futbollistët shqiptarë më të talentuar që për fat të keq përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare.

Sëfundmi një foto e tij është zgjedhur si më e mira e vitit 2018.

Bëhet fjalë për foton e famshme, ku Xhaka bëri shqiponjën dykrenare me duar, pas golit të shënuar ndaj Serbisë në Botëror.

Foto është shkrepur nga fotografi Lurent Gillieron dhe mori çmimin e parë në evenimentin e zhvilluar të enjtën në Zvicër, të quajtur “Swiss Press Photo Award 2019”.

Çmimi i parë u përzgjodh nga një juri e fondacionit Reinhardt von Graffenried.

Gjatë Botërorit foto u bë virale dhe shkaktoi shumë polemika në Zvicër.

Gjesti i Xhakës u cilësua si provokim dhe me kontekst politik. Për këtë aryse shqiptari u gjobit edhe nga FIFA.