JOQ Albania
Home

Rruga është shumë e ngushtë për makinat, në kalanë e Lezhës s’shkel më asnjë turist
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 02/04/2019 18:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vendi ynë është cilësuar si perla e pazbuluar e Ballkanit nga media të shumta ndërkombëtare. Kjo pasi vendi ynë ofron plazhe me bukuri përrallore dhe vende që mbartin shumë histori.

E tillë është edhe kalaja mesjetare e Lezhës, një kala që mbart shumë histori brenda saj dhe që ofron një bukuri të magjishme.

Por kjo kala mbetet një destinacion turistik i pashfrytëzuar, sepse nuk ka rrugë. Rruga është shumë e ngushtë dhe nuk lejon mjetet automobilistike të ngjiten.

Banorët që jetojnë afër kësaj kalaje thonë se numri i turistëve është pothuajse zero dhe kjo gjë ka ndodhur edhe si pasojë e promovimit të pakët dhe sepse në këtë kala nuk ka asnjë person që mund t’u shpjegojë turistëve të huaj historinë e vendit.

Po ashtu nëse nuk ke një makinë tënden në kalanë e Lezhës me autobus është e pamundur të shkosh. Kjo pasi, ndërtimi i rrugës në vitin 2012 ishte i pastudiuar për lëvizjen e autobusëve për shkak të pjerrtësisë dhe kthesave të ngushta, ndaj është e pamundur të ngjiten autobusët në rrugën që të çon në kalanë e Lezhës, por edhe makinat e kanë të vështirë.