JOQ Albania
Home

“Ja ç’bën ky me targë 001!” Shoferi bën “të fortin” në trafik, ndërron korsinë me të kuqe dhe për pak sa nuk shtyp një grua
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06/04/2019 10:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trafiku i rënduar është bërë diçka e zakonshme në rrugët e kryeqytetit. Por gjithsesi kjo nuk justifikon asnjë shofer të thyejë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të vënë në rrezik jetën e këmbësorëve.

Pikërisht një episod i tillë është filmuar në Tiranë, ku një makinë e paduruar në trafik ndërron korsinë dhe futet me të kuqe duke rrezikuar jetën e një gruaja që po kalonte.

Raste të ngjashme dokumentohen çdo ditë në vendin tonë dhe drejtuesit e mjeteve ia hedhin pa u lagur.

Këto raste bëhen burime aksidentesh për shkak të papërgjegjshmërisë apo thjesht se shoferi do të bëjë “të fortin” në rrugë.

Djali që ka filmuar videon ka shkruar:

Ju lutem publikojeni kete video sec ben ky me targe 001! Ajo gruaja rrezikoi shume, pervec se futet me te kuqe kalon ne vend kembesoresh dhe nderron korsine. Te zeri mend.”