JOQ Albania
Home

Babai i shkatërron të birit koleksionin e kasetave porno me vlerë marramendëse, ai i bën të pabesueshmen
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/04/2019 10:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë i xhindosur ka hedhur në gjyq prindërit e tij pasi këta të fundit i hodhën koleksionin me filma për të rritur.

Sipas tij, filmat pornografikë kishin kushtuar rreth 29,000 dollarë dhe për këtë ai kërkon dëmshpërblim.

Burri, i cili nuk është identifikuar, ishte kthyer në shtëpinë e prindërve për rreth 10 muaj pasi u divorcua nga bashkëshortja në vitin 2016.

Kur u largua nga shtëpia dhe u vendos në Indiana, prindërit ia dërguan me postë sendet e tij personale. Por, ai vuri re se 12 kutitë e tij me filma për të rritur mungonin.

Gjatë zënkës së tyre, babai i shkruan me email:

Besoje ose jo, arsyeja pse unë i shkatërrova filmat e tu pornografikë ishte për shëndetin tënd mendor dhe emocional. Do të bëja të njëjtën gjë nëse do të kisha gjetur 1 kg kokainë.”

Djali tashmë kërkon që prindërit t’i japin 65,734 dollarë si dëmshpërblim.

Burimi:LAD BIBLE| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania