JOQ Albania
Home

Ish-dekani përfundon në spital me 8 qepje në kokë, kjo është arsyeja pse e dhunuan kolonjarët
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 15/04/2019 11:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy persona janë arrestuar nga Policia pasi kanë dhunuar me sende të forta ish-Dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Ilo Mele. Ai është edhe nënkryetar i shoqatës “Kolonja”.

Mele ka përfunduar me 8 qepje në kokë në spitalin e qytetit të Korçës. Dy personat e arrestuar janë A.,M dhe Gj. M banues në fshatin Qinam të Kolonjës. Sipas burimeve policore, Mele është rrahur brutalisht ku shkak mendohet të jetë bërë një konflikt pronësie.

Pas ngjarjes I.,M u transportua menjëherë në spitalin e Korçës ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A.M, dhe Gj.M, banues në fshatin Qinam, Kolonjë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Skorovot, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie, dyshohet se kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin I.M, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme."

Foto Ilustruese