JOQ Albania
Home

E do gjithë Europa, ja ku pritet të transferohet supertalenti i Benfikës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/04/2019 11:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Supertalenti i Benfikës, Joao Felix, është aktualisht lojtari më i kërkuar nga skuadrat më të njohura europiane.

Së fundmi, në skenë për të ka dalë edhe Juventusi dhe sipas raportimeve të Gianluca DiMarzio, kampionët e Serie A janë favoritët kryesorë për të siguruar shërbimet e tij.

Për lojtarin portugez interesim i madh është shfaqur edhe nga Manchester United dhe Real Madrid, por spanjollët nuk kanë raporte të mira me Benfikën dhe do ta kenë problem arritjen e marrëveshjes.

Juve në anën tjetër do ta shfrytëzojë edhe bashkëkombasin e Felix, Cristiano Ronaldon, për ta bindur lojtarin të kalojë në ‘Allianz Stadium’.

Joao Felix është aktualisht vetëm 19 vjeç dhe po mahnit botën e futbollit me paraqitjet e tij fantastike.