JOQ Albania
Home

Gjykata jep urdhër: Të emërohet prokuror në Prokurorinë e Tiranës bashkëshorti i deputetes së PS
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/04/2019 13:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot me 5 vota pro caktimin në detyrë të prokurorit Bledar Valikaj në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë.

KLP vendosi në mbledhjen e datës 25 Mars, t’i jepte statusin e prokurorit, Bledar Valikajt, bashkëshorti i deputetes së PS-së, Ermonela Felaj. Me dhënien e statusit të magjistratit, KLP u mbështet në një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit.

Por, ndërkohë që me ligjin e ri, prokurorë mund të emërohen personat, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, KLP në vendimin e marrë në këtë rast arsyetoi se Këshilli është i detyruar të zbatojë një vendim të formës së prerë.

Këshilli argumentoi gjithashtu se, në kohën kur Valikajt i është mohuar e drejta për të qenë në Prokurori ka qenë në fuqi një tjetër kuadër ligjor, që rregullonte emërimin e prokurorëve.

Në mbledhjen e fundit për këtë temë, me 6 vota pro, KLP vendosi që të ekzekutojë kërkesën e Valikajt, ndërsa emërimi i tij do të bëhet pas kalimit të kontrollit të 3-fishtë.

Ndërkohë, ndryshimet e reja ligjore nuk kaluan pa diskutim në seancën e KLP-së, dy prej anëtarëve Arben Dollapaj dhe Nurihan Seiti u shprehën se ky vendim është në shkelje të ligjit të ri dhe se duhej bërë një rekursim i vendimit dhe pezullim i vendimit të Gjykatës.