JOQ Albania
Home

Brenda dhomës së ambasadës ku jetonte njeriu që habiti botën
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/04/2019 13:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Njeriu që tronditi botën me çështjen e sekreteve në lidhje me Wikileaks, Julian Assange, prej kohësh jetonte në brendësi të ambasadës së Ekuadorit në Angli.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se për më shumë se shtatë vjet Assange u strehua në ambasadën e Ekuadorit në Londër, para se të arrestohej të enjten e kaluar.

Në videon e publikuar nga “El Pais”, Assange shihet qetësisht duke shijuar jetën e tij, i qetë dhe i pashqetësuar, madje duke u argëtuar edhe me monopat.

Kamerat e kanë fiksuar edhe në momente “acarimi” njeriun e skandaleve teksa po grindej me rojën e sigurimit.

Gjithashtu, në një moment, Assange, 47 vjeç, shihet i veshur me një jelek dhe pantallona të shkurtra ndërsa përpiqet të ngasë një skateboard.