JOQ Albania
Home

Një tjetër gjykatë mbetet pa “çati”, shkarkohet kryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/04/2019 14:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër gjykatë në vend mbetet pa kryetar, për shkak të moskalimit në KPK. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra kryetaren e Gjykatës së Gjirokastrës Albina Spahaj.

Trupa gjykuese që kreu procesin e Vettingut, përbëhej nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko.

Albina Spaha e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1998. Ajo ka punuar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tepelenës dhe në vitin 2008 është emëruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Në tetor 2016, Spaha u komandua kryetare e Gjykatës së Gjirokastrës pas shkarkimit të kryetarit të mëparshëm, Guximtar Boçi i cili u akuza për një skandal seksual, për të cilin gjykata e nxori të pafajshëm.