JOQ Albania
Home

Përfundon ekspertiza e mjetit djegur nga grabitësit në Rinas, nisin kontrollet nëpër serviset e makinave
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/04/2019 14:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka përfunduar ekspertiza e mjetit të djegur nga grabitësit e 10 milion eurove në Rinas.

Mësohet se brenda automjetit të gjetur në fshatin Dritas nuk ka asnjë gjurmë biologjike.

Tashmë e vetmja provë në duart e hetuesve është furgoni me mbishkrimin tatimor, me të cilin grabitësit u futën brenda pistës së Rinasit.

Me furgonin grabitësit arritën që të spostonin bllokun e betonit, pasi më parë i kishin vendosur një ganxhë në pjesën e përparme.

Hetuesit kanë nisur kontrollet nëpër serviset e makinave, për të gjetur vendin se ku është modifikuar shasia e mjetit.

Gjithashtu kanë nisur kontrolle nëpër dyqane, për të zbuluar se ku është blerë maska e përdorur nga Admir Murataj.

Kujtojmë këtu se një javë më parë 4 persona grabitën 10 milion euro në barkun e avionit "Austrian Airlines".

Më pas ata u përleshën me policinë, nga ku mbeti i vrarë Admir Murataj. Ky i fundit ishte në kërkim edhe për dy grabitje të tjera të makinave që transportonin paratë e bankave.