JOQ Albania
Home

Shefi në Ujësjellësin e Tiranës ia këput gjumit në orar të punës, kolegët argëtohen duke e filmuar
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 15/04/2019 15:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndodh edhe kështu, një punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellësit në Tiranë filmohet nga kolegët e tij duke fjetur, e më pas videoja bëhet virale.

Llazar Zoi, shef sektori për logjistikën në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellësit në Tiranë, nga Frakulla e Fierit, ka provuar të çlodhet paksa dhe e ka zënë gjumi në zyrë.

Zoi në orar të punës shihet duke dremitur edhe kur në zyrë pranë tij ka punonjës të tjerë duke punuar.

Megjithatë, edhe pse Zoi nuk zbaton Kodin e Punës, ndaj tij nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore, ndërsa ka patur disa denoncime ndaj tij dhe duket se kolegët janë argëtuar duke e filmuar.

Mos vallë Zoi është shembulli aktual i një shefi administrate në Shqipëri? A është ky personifikimi i një zyrtari të administtratës së shtetit, që e merr rrogën duke dremitur?