JOQ Albania
Home

Rikthehen koret antishqiptare në stadiume, arbitri detyrohet të ndërpresë ndeshjen
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/04/2019 15:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Hulliganët maqedonas të Vardarit kanë lëshuar kore raciste ndaj shqiptarëve.

Episodi i shëmtuar është regjistruar në ndeshjen midis Vardarit dhe Shkëndijes së Tetovës, e cila u zhvilluar në lagjen Maxhari të Shkupit.

Tifogrupi i quajtur "Komiti" nuk kanë kursyer ofendimet ndaj shqiptarëve, madje ato u bënë më të forta në momentin kur spikeri kërkoi që të ndalonin.

Edhe trajneri i Vardarit e pranoi se thirrjet e "Komitëve" e dëmtojnë futbollin maqedonas, por nuk mund t’i ndalojë.

Sipas tij nevojitet që kjo ngjarje të shqyrtohet me kujdes dhe të mos përsëritet më.

Ai tha:

Unë si petagog dhe si trajner do të mundohem që ta çrrënjosim nacionalizmin nga stadiumet. Çfarë të them, unë jam i pari kundër tyre. Duhet të merren iniciativa dhe të mbahen mbledhje në nivele më të larta, që kësi gjërash të mos ndodhin. E di se kjo është një çështje mjaft e ndjeshme, sidomos për gjendjen momentale tek ne.

Koret antishqiptare gjithashtu detyruan arbitrin që të ndërpriste ndeshjen për disa minuta.

Nuk kanë mjaftuar vetëm koret raciste, pasi të mërzitur nga rezultati, huliganët maqedonas kanë hedhur mjete të forta në fushë, ku njëri prej tyre ka kapur edhe mbrojtësin e Shkëndijes, Mevlan Murati.

Policia nuk ka marrë ende asnjë masë për këtë ngjarje të shëmtuar, ndërsa thuhet se do të nisë një hetim ndaj Vardarit  nga komisioni i disiplinës në Federatën Maqedonase të Futbollit.