JOQ Albania
Home

E mbylli me Bayernin, Ribery gjen menjëherë ekipin e ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/04/2019 16:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesfushori francez, Frenk Ribery do t’i japë fund aventurës së tij te Bayerni i Mynihit, pas plot 12 vitesh me këtë ekip.

36-vjeçari, ka fituar çdo trofe të mundshëm me fanellën e Bayernit dhe tashmë fundi i tij në këtë skuadër, vjen në fund të sezonit.

Në Gjermani kanë bërë të ditur se francezi do të shkojë në Katar.

Pjesën e mbetur të karrierës, ai do e vazhdojë te skuadra e Al Sad Sport Club, ekip në të cilën luan momentalisht Ksavi, ish-mesfushori legjendar i Barcelonës.

Flitet se Ribery do të përfitojë një kontratë të majme, pa marrë shumë parasysh moshën që ka.