JOQ Albania
Home

Fëmija mbyll nënën në ballkon, shtëpia në Elbasan përfshihet nga flakët
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 15/04/2019 16:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje që mund të përfundonte tragjikisht, është arritur që të shmanget në kohë, ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Një fëmijë i vogël teksa ishte në shtëpi me nënën e tij, e cila ishte duke përgatitur drekën, e ka mbyllur atë në ballkon.

Nëna ka dalë nga kuzhina një moment dhe teksa qëndronte në ballkon, djali i vogël i ka mbyllur derën nga brenda.

Për pasojë ajo ka mbetur në ballkon, ndërsa në kuzhinë ka rënë zjarr.

Zjarri për fat nuk shënoi pasoja në njerëz.