JOQ Albania
Home

Protestuesja më e veçantë, 80-vjeçarja nga Mati bëri 100 km për të shprehur revoltën ndaj Qeverisë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/04/2019 17:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të shtunën e kaluar opozita zhvilloi protestën e radhës. Protestuesit kësaj here zgjodhën mënyra të ndryshme për të protestuar.

Disa prej tyre goditën me domate kryeministrinë, ndërsa të tjerë derdhën qumështin në bulevard.

Gjithashtu qytetarën hodhën bojë në muret e jashtme të kryeministrisë. Protestuesja më e veçantë, ishte në 80-vjeçare nga Mati, e quajtur Mine Koka.

Ajo ishte e shoqëruar në protestë nga mbesa e saj. Gjatë gjithë kohës, e moshuara qëndroi në shi, duke sfiduar edhe kushtet atmosferike.

E moshuara që bëri 100 km për të ardhur në protestë, është mbesa e kryetares së Forumit Rinor të PD-së për Matin, Denisa Vata.

Kjo e fundit u shpreh për RD se gjyshja e saj 80-vjeçare kishte dëshirë që të shprehte revoltën ndaj qeverisë.

Vata ka thënë më tej se gjyshja do të marrë pjesë edhe në protestat e tjera.