JOQ Albania
Home

Dhëndri zhduket në momentin e prerjes së tortës, e gjejnë duke bërë seks në banjo me shokun
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/04/2019 18:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë  është regjistruar në Itali.

Një këngëtar dasmash italian i identifikuar si Willi, telefonoi në emisionin "Lunatici" në radion e Rai2.

Ai tregoi se gjatë dasmës së fundit në Abruzzo në momentin e prerjes së tortës, dhëndri ishte zhdukur.

Më pas kishin nisur kërkimet dhe një familjare e nuses, e gjen dhëndrin në banjo duke bërë seks me shokun e ngushtë.

Më tej ai ka shtuar se nusja nisi të qante, por festa nuk përfundoi me grushte.

Këngëtari tha ndër të tjera se njerëzit e dhëndrit i kanë thënë të mos këndonte më, pasi nuk kishte arsye për të festuar.

Foto ilustruese

Ai tregon:

Jam këngëtar dhe shpesh performoj në dasma. Dua t’iu tregoj atë që më ka ndodhur në një dasmë ku isha së fundmi në Abruzzo. E kapën dhëndrin duke festuar në një mënyrë pak të çuditshme. Duke qenë se nuk po e gjenin më dhe ishte momenti i prerjes së tortës, nisën kërkimet. Një familjare e nuses e gjeti në tualet duke festuar… po bënte seks me një shokun e tij. Nuk ka asgjë të keqe të kesh marrëdhënie me një mashkull, por dreqi e mori sapo ishte martuar me një femër. Këtu ka diçka që nuk shkon.Fatmirësisht më paguan gjithsesi! Festa nuk përfundoi me grushte, por nusja nisi të qante. Ndërkohë të afërmit e dhëndrit erdhën dhe më kërkuan që të mos këndoja më, pasi nuk kishte arsye për të festuar. Në 29 vite që këndoj nëpër dasma, nuk më kishte ndodhur kurrë një gjë e tillë.