JOQ Albania
Home

I takoi rastësisht në një lokal, shqiptari tenton të përdhunojë dy turistet angleze
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/04/2019 19:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 29-vjeçar shqiptar në Greqi akuzohet për dy tentativa përdhunimi të kryera gjashtë vite më parë.

Hetimet për shqiptarin kishin nisur që në shtator të 2013-ës.

Ai tentoi të përdhunonte dy turiste angleze të moshave 20 dhe 21 vjeç.

Sipas mediave greke, më 13 shtator të 2013-ës shqiptari tentoi të përdhunonte 20-vjeçaren, ndërsa një ditë më vonë tentoi të bënte të njëjtën gjë me turisten 21-vjeçare.

Foto ilustruese

Pavarësisht ekzaminimeve dhe provave të mbledhura nga policia, shqiptari ka mohuar akuzat

Në lidhje me tentativën e parë, shqiptari tha se anglezja ishte treguar e ngrohtë me të, kur u takuan në një lokal të zonës.

Shqiptari jetonte ilegalisht në Greqi, ndërsa do të dalë përpara gjykatës së Rodosit më 8 maj të 2019-ës.