JOQ Albania
Home

Pjesë e ekstremit të djathtë, kush është deputetja holandeze që kërkoi kthimin e vizave për shqiptarët
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/04/2019 19:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë parlamenti holandez u ndez nga një debat midis deputetëve të ekstremit të djathtë dhe ministrit të Jashtëm, Stef Blok.

Mollë sherri u bë kërkesa e deputetëve, për vendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë. Ata kërkuan madje që deputët holandez të ngrinin zërin në Komisionin Evropian.

Një nga ligjvënëset që ngriti tonet ishte Madeleine Van Toorenburg. Ajo tha se kriminelët shqiptarë janë bërë tepër të rrezikshëm në Evropën perëndimore.

Toorenburg përmendi edhe vizitat e dy ministrave holandezë në Tiranë, të cilët kanë ngritur këtë shqetësim.

Deputetja shtoi më tej, se duhet të rikthehen vizat për shqiptarët, deri në momentin që Shqipëria t’i ketë punët në rregull.

Ajo kërkoi që Holanda të bëjë çdo gjë për të kthyer vizat dhe ta përfshijë si çështje edhe në raportin për Komisionin Evropian.

Ajo u shpreh:

Kriminelët shqiptarë veprojnë nga apartamente mira në Roterdam, në mënyrë që të mos dalin jashtë. Prandaj, ky është një problem serioz. Që nga heqja e kërkesës për viza në vitin 2010, krimi i organizuar shqiptar është bërë shumë i madh dhe shumë i rrezikshëm në Europën Perëndimore. Vështrimi i ngadalshëm nuk është më opsion. Dhe le të mos injorojmë atë: dy ministra kanë shkuar në Shqipëri javët e kaluara për të folur për problemet. Pra, ata e njohin këtë problem, kjo është e qartë. Ne mendojmë se shumë shpejt duhet të ketë një kërkesë për rikthimin e vizave për shqiptarët, derisa Shqipëria t’i ketë punët e saj të rregulluara. Dhe sigurisht që jemi kuriozë për raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Unë e kuptoj se do të shfaqet në fund të majit. Por ne, ndërkohë, le të bëjmë çdo përpjekje për ta bërë atë efektiv në frenimin e emergjencës.

Ndërkohë ministri i Jashtëm Stef Blok, u shpreh se ky do të ishte një veprim i nxituar. Sipas tij, një hap i tillë, do të vështirësonte marrëdhëniet me Shqipërinë.