JOQ Albania
Home

Alarm në Paris, Katedralja Notre-Dame përfshihet nga flakët
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 15/04/2019 19:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Katedralja Notre-Dame në Paris është përfshirë nga zjarri ditën e sotme.

Sipas mediave vendase, deri më tani nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka rënë në pjesën ku po bëhen restaurimet e objektit.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale dallohet tym masiv mbi ndërtesën gotike 850-vjeçare.