JOQ Albania
Home

U shpall kampion në free style, i riu në karrige me rrota mahnit jurinë me lëvizjet
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/04/2019 20:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në qytetin e Gjakovës në Kosovë është zhvilluar një konkurs për freestyle.

Në garë morën pjesë 50 persona nga Shqipëria dhe Kosova.

Pjesë e konkursit ishin edhe personat, të cilët lëvizin me karrige me rrota.

Në këtë kategori kampion është shpallur Safet Plangaj.

Ka qenë vetë ky i fundit i cili ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania, duke kërkuar që të japë një mesazh motivues.

Mesazhi për redaksinë e JOQ Albania

Pershndetje jeta osht qef nese keni mundesi ti publikoni ndoshta dikush motivohet sado pak. Ky aktivitet ishte Kupa e Kosoves qe u zhvillua ne Gjakove. Moren pjese rreth 50 sportista ma te miret ne kategori te ndryshme nga Shqiperia dhe Kosova. Arrita te shpallem kampion ne kategori të veçantë ( Ëhelcair kategori e vecant ) dhe në demostrime akrobatike ( free style).