JOQ Albania
Home

Djegia e Katedrales, reagon Macron: Emocion i një kombi të tërë
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 15/04/2019 20:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Katedralja Notre-Dame në Paris është përfshirë nga zjarri ditën e sotme.

Mediat vendase, raportojnë se deri më tani nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Vetëm pak minuta më parë, ka reaguar edhe Presidenti Macron.

Në një postim në Twitter, Macron shkruan se ndihet i trishtuar teksa sheh këtë Katedrale të digjet.

Macron shkruan: 

Notre-Dame de Paris në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Mendimet e mia për të gjithë katolikët dhe për të gjithë francezët. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar teksa shoh këtë simbol të digjet"

Katedralja e "Notre Damit", prej vitesh është bërë simboli i Parisit.