JOQ Albania
Home

Gjeti makinën elektrike të rrojtjes, djali i vogël bën “kërdinë” me flokët e tij dhe të motrës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/04/2019 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një infermiere treguar se çfarë i kishte bërë vetes dhe motrës së tij djali i saj i vogël.

Djali i Stephie Leigh kishte gjetur makinën elektrike të rrojtjes dhe kishte filluar të “praktikonte” aftësitë e berberit tek vetja dhe motra e tij.

Stephie postoi në llogarinë e saj në Instagram disa video me anë të të cilave tregonte se si ishin katandisur flokët e dy prej fëmijëve të saj.

Të gjitha telashet i shkaktoi i vogli me emrin Teddy i cili preu flokët e tij dhe të motrës Eloise.

Nëna e tyre dëgjohet në pamjet e postuara teksa qan edhe qesh me atë që kishin bërë fëmijët.

Gjithsesi, ajo e mbledh veten në një moment dhe i thotë vajzës:

Ok, nuk ka problem, janë thjesht flokë do të rriten sërish. Mami është mirë. Pse e le vëllain të të katandiste kështu?”
Burimi: Mail Online| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania