JOQ Albania
Home

Vlerëson gjyqtarët dhe prokrurorët për ndershmëri, “Komisionerja e Vetting-ut shet ndërtimin pa leje”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/04/2019 21:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Relatorja Valbona Sanxhaktari pak kohë më parë, vuri përpara përgjegjësisë në seancën e vettingut, anëtarin e Gjykatës së Lartë, Medi Bicin.

Sanxhaktari e konsideroi shkelje të figurës, ndërtimin pa leje që kishte bërë gjyqtari. Megjithatë Bici në përfundim të procesit të rivlerësimit, u konfirmua sërish në detyrë.

Bold News ka siguruar të dhëna që tregojnë se vetë Sanxhaktari ka ndërtuar pa leje. Gjithashtu ndërtimin pa leje realtorja  e ka shitur, duke përfituar para nëpërmjet paligjshmërisë.

Bëhet fjalë për një shtesë pa leje që Sanxhaktari ka bërë në apartamentin ku ka jetuar me prindërit e saj deri në fund të 2017-ës. Ajo aplikoi për leje legalizimi, të cilën e fitoi, kur mori postin e komisioneres së vettingut.

Bold News tregon se shtesa është 25 metra katrorë, me vlerë 1 milion lekë të reja. Ndërkonë po në 2017-ën, rezulton se Sanxhaktari e ka shitur të legalizuar, për shumën e 17 mijë eurove.

Në kodin penal, ndërtimi pa leje sanksionohet me burgim deri në 5 vjet. Nëse shumë qytetarë të thjeshtë janë ndëshkuar, madje edhe me burg, për Sanxhaktarin, e cila është një nga zyrtaret më jetëgjata gjatë qeverisjes së Ramës është vepruar ndryshe.