JOQ Albania
Home

Zëvendësoi Gjiknurin në ministrinë e Infrastrukturës, kjo është pasuria marramendëse e Belinda Ballukut
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/04/2019 21:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Belinda Balluku është ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, e cila zëvendësoi Damian Gjiknurin. Balluku pëpara se të merrte këtë post, ishte në krye të Agjencisë Kombëtare të Lundrimit Ajror.

Edhe pse ka pak muaj si ministre, pasuria e saj është marramendëse. Ajo ka deklaruar 127 mijë euro jashtë sistemit bankar, makina me vlerë 42 mijë euro, 15 mijë dollarë, dhe 20 mijë dollarë.  Një pjesë të pasurisë ajo e ka deklaruar në bashkëpronësi me ish-bashkëshortin , Sokol Balla.

Balluku ka filluar punë në 2004-ën në Bashkinë e Tiranës dhe më vonë është bërë pjesë e kabinetit të Ramës në bashki. Në 2013-ën Balluku vihet në krye të Aviacionit Civil. Ajo ka deklaruar se është 50% pronare e një shtëpie në Angli që e ka blerë me kursime për 95 mijë paund.

Balluku ka deklaruar se po me kursime ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë 37 mijë e 922 euro dhe një tjerër me vlerë 97 mijë e 500 euro, para të cilat i ka siguruar nga shitja e një apartamenti në Golem, për shumën e 125 mijë eurove.

Ministrja ka ka deklaruar se është 50% pronare e një trualli me sipërfaqe 406 metra katrorë, një ndërtese me sipërfaqe 106 metra katrorë dhe një kat nën çati, të gjitha të bleta me kursime, për shumë e 190 mijë eurove.

Pasuria e ministres Belinda Balluku:

Gjendje cash 127 000 euro.

Pronare me 50 % e një shtëpie në Britaninë e Madhe, blerë me kursime, 95 000 paund.

Apartament 98.68 m2 në Tiranë, 37 922 euro.

Pronare me 50 % e një trualli 406 m2 dhe ndërtese 2-katëshe 106 m2 dhe një kat nën çati, 190 000 euro.

Apartament 89.4 m2, 97 500 euro.