JOQ Albania
Home

U rrëzua duke u munduar të bënte foto në 12 metra lartësi, kjo është gjëja e fundit që bëri studentja para se të vdiste
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/04/2019 22:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një studente e Universitetit Fordham është rrëzuar nga një kullë kambane ndërkohë që përpiqej të kapte pamjen e duhur për foto.

22-vjeçarja, e cila po mbahej në jetë nga makineritë, raportohet se tashmë ka ndërruar jetë pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Sydney Monfries bëri një rënie të lirë për 12 metra dhe raportohet se u përplas me kokë.

Tashmë mediat në Nju Jork po raportojnë se e reja kishte postuar një video në llogarinë e saj në Snapchat përpara se të rrëzohej.

Në videon e saj, ajo tregonte pamjen që kishte përballë dhe kishte shkruar: Kulla e Kambanës.

Disa nga miqtë që ishin bashkë me të në kullën e universitetit rrëfyen se ngjarja ndodhi në orën 4 të mëngjesit, të dielën dhe se ata ishin ngjitur aty për të bërë foto për Instagram.

Burimi: Mail Online| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania