JOQ Albania
Home

Nuk e dinte se ishte shtatzënë, 24-vjeçarja e kupton vetëm kur lind djalin në tualet
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/04/2019 22:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 24-vjeçare, e cila punon si kameriere, pretendon se nuk e dinte që ishte shtatzënë derisa solli në jetë djalin e saj.

Charlotte Dubard, e cila përgjatë gjithë muajve nuk kishte pasur simptomat tipike të shtatzënisë, e solli fëmijën në jetë e vetme.

Dubard tregoi se kishte shkuar në tualet pasi kishte pasur dhimbje në abdomen, kur dhimbjet po shtoheshin, ajo mori celularin, ndezi blicin dhe filmoi veten poshtë.

Vetëm pasi pa videon ajo arriti të shihte flokët e fëmijës që ishte duke lindur.

Charlotte nga Bow, në lindje të Londrës, gjatë muajve të shtatzënisë kishte pasur vetëm një shtim të lehtë në peshë dhe neps për sheqer.

Pasi e lindi fëmijën, 24-vjeçarja kishte përdorur një palë gërshërë për t’i prerë kordonin umbelikal.

Ajo shpjegon duke qeshur se pasi bashkëshorti e pa me foshnjën në duar kishte menduar se mos e kishte gjetur në rrugë.

Për habinë e saj, Charlotte është tashmë nënë e një djali të shëndetshëm të quajtur Elias.

Burimi: Mail Online| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania