JOQ Albania
Home

“Dembele është më i mirë se Neymar”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/04/2019 22:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona largoi Neymarin në verën e vitit 2017 për 222 mln euro te PSG-ja dhe e zëvendësoi me Osmaun Dembele të cilin e mori për rreth 145 mln euro nga Borusia Dordmund.

Në fillim, lojtari francez nuk po përshtatej dot dhe u pa nga të gjithë si një dështim i madh në merkaton e katalanasve.

Megjithatë situata ka nryshuar dhe këtë sezon, Dembele po luan si titullar me Barcelonën, madje duke bërë paraqitje tanfastike.

Së fundmi, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, mendon se Dembele është një lojtar më i mirë se Neymar.

Ai u shpreh:

E kam shpjeguar që kemi një projekt me Dembele e Coutinhon me të ardhurat që siguruam nga shitja e Neymar kur vendosi të largohej drejt PSG-së. Niveli i Dembele është më i mirë tani se sa ai i Neymar. Ai është një lojtar shumë më i mirë se Netmar dhe që tani është përshtatur”.

Këto fjalë praktikisht mbyllin çdo lloj diskutimi rreth kthimit të Neymar në radhët e ish-klubit të tij.