JOQ Albania
Home

“Struktura 850-vjeçare e Notre Dame De Paris shpëtohet nga shkatërrimi total”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/04/2019 23:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Katedralja Notre Dame në Paris ka arritur që t’i shpëtojë shkatërrimit total.

Të paktën kështu kanë deklaruar për mediat skuadra e zjarrfikësve që ndodhen në vendin e ngjarjes.

Zjarrfikësit e Parisit thonë se struktura 850-vjeçare e Notre Dame është ruajtur pas orësh të tëra në luftë me flakët që kanë përpirë thesarin ikonik botëror.

Spiralja e katedrales ka rënë ndërsa zjarrfikësit kanë njoftuar se edhe dritaret e saj karakteristike, nga shekullii i XIII janë shkatërruar prej flakëve.

Rreth orës 10:00 GMT, një zyrtar nga zjarrfikësit deklaroi se tashmë mund të thuhet se struktura do të mbijetojë. Thuhet gjithashtu se të dy kullat janë ruajtur.