JOQ Albania
Home

Këshilla nga ekspertët: Ja sa herë në javë duhen larë flokët që të jenë të shëndetshëm
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/04/2019 0:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur vjen puna tek larja e flokëve njerëzit ndahen në dy grupe: ata që i lajnë çdo ditë dhe ata që i mund t’i lënë ditë pa larë.

Por sa herë në javë është e rekomandueshme larja e flokëve?

Sipas stilistit të flokëve, Julian Farel kjo mund të varet nga lloji i flokëve të gjithsecilit, por në të gjitha rastet larja duhet me masë.

Julian shpjegon se flokët mund të jenë më të shëndetshëm nëse ne heqim dorë nga përdorimi i shpeshtë i shampove tanë të preferuar.

Ai tregon:

Nëse i lani flokët për ditë, jeni duke e zhveshur skalpin nga të gjitha vajrat natyrore dhe si pasojë floku juaj do të jetë i thatë dhe i brishtë."

Farel rekomandon që flokët t’i lani një herë në dy ose tre ditë. Nëse keni flokë të dëmtuar ose të djegur bëni mirë të kujdeseni më shumë dhe t’i lani një ose dy herë në javë.

Burimi: Mirror| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania